Mohamad Misto,Ayşe Aktaş
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Dhjetëra të sëmurë presin ende për tu evakuuar nga lindja e Halepit, vend ky që ndodhet nën rrethimin e regjimit dhe grupeve terroriste përkrahëse të tij.
Anadolu Agency (AA), ka filmuar korridoret e spitaleve të improvizuara në këtë rajon të cilët janë mbushur me të plagosur dhe që janë në gjendje të rëndë.
Dhomat dhe korridoret e spitalit të improvizuar, Jerusalem, janë të mbushura në çdo cep me të sëmurë, gjendja e disave prej të cilëve është e vështirë. Në godinën ku nuk ka as edhe ngrohje, të sëmurët mundohen ti ruhen të ftohtit duke u mbuluar me shumë batanije.
Ditën e sotme Ahmed Halak humbi jetën për shkak se nuk mundi të kurohej. Ai ishte vetëm 26 vjeç.
Më 13 dhjetor ditën e martë palët me anë të ndërmjetësimit të Turqisë arritën një akord për armëpushim, por që më vonë ai u prish dhe sulmet e regjimit dhe grupeve që ndihmojnë atë u intensifikuan.
Sipas marrëveshjes së evakuimit më parë do të liheshin të iknin të plagosurit, pastaj civilët dhe grupet e armatosura nga lindja e Halepiit në drejtim të Idlibit.
Gjatë orëve të para të mëngjesit puna për evakuimin vazhdoi, por pas sulmeve të grupeve terroriste, mbështetëse të regjimit, evakuimi ndaloi disa herë. Gjatë sulmeve të grupeve pro regjim të komanduara nga gjenerali iranian Sejid Xhevad 18 civilë kanë mbetur të vrarë deri më sot. Sulmet e tyre janë cilësuar shpesh herë nga faktori ndërkombëtar si në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare të luftës.