Tufan Aktaş
12 Tetor 2018•Përditësim: 12 Tetor 2018
KAMPALA (AA) – Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e tokës në Ugandë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediumet e vendit raportuan se shumë shtëpi dhe biznese kanë ngelur nën dhe si pasojë e rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga reshjet intensive në rajonin Bududa në lindje të vendit.
Rrëshqitja e tokës ka shkaktuar rënie të shkëmbinjve të mëdhenj. Deri më tani, janë nxjerrë kufomat e 40 personave.
Autoritetet janë shprehur të shqetësuar për rritje të mundshme të numrit të viktimave.