Umur Koçak Semiz
19 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
KAMPALA (AA) - Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, deklaroi se zyrtarët ushtarakë francezë janë duke trajnuar njësinë e re ushtarake që u formua për t'i dhënë fund ngjarjeve të dhunës që po ndodhin në rajonin Kasese në perëndim të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij të bërë pas vizitës në rajonin malor Kasese ku që nga dita e premte janë vrarë 50 persona, Museveni tha se "Forca e Mbrojtjes Popullore të Ugandës është formuar për sigurinë e popullit që jeton në rajonin malor Kasese dhe turistëve. Zyrtarët francez janë duke e trajnuar njësinë e përbërë prej 350 persona."