İlhan Toprak
01 Qershor 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
KAMPALA (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të një vizite zyrtare ka mbërritur në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan dhe zëvendëskryeministri Veysi Kaynak është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm i Ugandës, Sam Kutesa, ministri i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Daudi Migereko, drejtori i Përgjithshëm i Protokollit, Charles Sentongo, si dhe nga zyrtarë të lartë të Turqisë që e shoqërojnë gjatë kësaj vizite.
Presidenti i Turqisë në Ugandë e cila është edhe njëra prej vizitave në tre vendet në Afrikën Lindore do të pritet me një ceremoni zyrtare në presidencë nga presidenti Yoweri Museveni. Dy presidentët pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve si dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa më pas Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së doktoratës së nderit nga Universiteti Makerere dhe bashkë me homologun e tij do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Ugandë.