İlhan Toprak
01 Qershor 2016•Përditësim: 01 Qershor 2016
ENTEBBE (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet në Ugandë në kuadër të një vizite është pritur me një ceremoni zyrtare nga Presidenti i vendit, Yoweri Museveni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e mbajtur në rezidencën presidenciale në Entebbe fillimisht u kënduan himnet kombëtare të dy vendeve dhe pasi Erdoğan përshëndeti trupën ceremoniale u kryen 21 të shtëna me top.
Ndërsa pas pritjes ceremoniale dy presidentët kanë prezantuar delegacionet e tyre me njëri-tjetrin dhe pas shfaqjes së valleve të të kërcimtarëve të Ugandës me veshjet lokale, Erdoğan dhe Museveni kanë kaluar në takimin kokë më kokë.