Gamze Türkoğlu Oğuz
27 Shkurt 2018•Përditësim: 28 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm në Papua Guinenë e Re në jug të Oqeanit Paqësor, sipas të dhënave paraprake jetën e kanë humbur 14 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së bazuar në deklaratën e policisë thuhet se në tërmetin 7.5 ballë i cili ka shkaktuar rrëshqitje të tokës në jug të rajonit Mendi në Papua Guinenë e Re jetën e kanë humbur të paktën 14 persona nga të cilët 4 janë fëmijë.
Burime të ndryshme kanë vënë në dukje se nga tërmeti janë shembur disa ndërtesa dhe se në rajonet Mendi, Kutubu dhe Bosavi ka humbje të jetëve dhe të plagosur. Ndërkohë që qeveria e Papua Guinesë së Re ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me humbjet e jetëve të njerëzve në tërmet.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe mëngjesin e të hënës Papua Guinea e Re u godit nga një tërmet 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër 89 kilometra në jug-perëndim të qytetit Lagaip-Porgera.