Bota

Turqia dhe UNHCR diskutojnë kthimin vullnetar të sirianëve

“Duke strehuar popullsinë më të madhe të refugjatëve në botë, Turqia mbetet e angazhuar të punojë me UNHCR-në për të gjitha çështjet e refugjatëve, duke përfshirë zgjidhjen e qëndrueshme për sirianët”, thuhet në njoftim

Sena Güler  | 11.11.2019 - Përdıtësım : 11.11.2019
Turqia dhe UNHCR diskutojnë kthimin vullnetar të sirianëve

Ankara

Ministria turke e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Turqia dhe Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) kanë diskutuar riatdhesimin vullnetar të sirianëve në vendin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Diskutimet për riatdhesimin vullnetar të sirianëve u zhvilluan sot në Gjenevë midis ekipeve përkatëse të Turqisë dhe UNHCR-së”, njoftoi ministria turke.

Siç thuhet në njoftim, takimi u mbajt me praninë e zv/kryediplomatit turk, Yavuz Selim Kıran dhe ndihmëses së Komisionerit të Lartë për Mbrojtje, Gillian Triggs.

Ministri turk po ashtu njoftoi se diskutimet e ardhshme do të mbahen në Turqi, por pa specifikuar ndonjë datë.

“Duke strehuar popullsinë më të madhe të refugjatëve në botë, Turqia mbetet e angazhuar të punojë me UNHCR-në për të gjitha çështjet e refugjatëve, duke përfshirë zgjidhjen e qëndrueshme për sirianët”, thuhet në njoftim.

Turqia në fillim të tetorit nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të Eufratit, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni, në mënyrë që të krijohet një zonë e sigurt për t’i hapur rrugë kthimit të sigurt të rreth dy milionë refugjatëve sirianë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın