Hasan Namlı
19 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
DIYARBAKIR (AA) – Gjatë një operacioni kundër organizatës terroriste të PKK-së, të kryer në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë, janë arrestuar 12 persona të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të hetimit të Prokurorisë në Diyarbakir, është dhënë urdhër për arrestimin e 12 personave, ndërsa ekipe të Departamentit për luftë kundër terrorizmit kryen operacione në disa adresa.
Në rrjedhë është procesuimi i të arrestuarve në stacionin policor.