Cansu Dikme
20 Dhjetor 2017•Përditësim: 20 Dhjetor 2017
VAN (AA) – Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar katër persona të dyshuar të lidhur me organizatën terroriste PKK, gjatë operacionit kundër terrorizmit në Turqinë juglindore, bëjnë të ditur nga zyra e prefektit të Vanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, zyra e prefektit të Vanit thekson se të dyshuarit e PKK-së u arrestuan në lagjen Gurpinar. Gjatë operacionit po ashtu janë konfiskuar armë dhe municione.
PKK është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja. Ajo ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 40.000 njerëz.
Që kur grupi rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit 2015, më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë personelin e sigurisë dhe civilët, kanë humbur jetën.