Tubim pro-palestinez mbahet në Mexico City
Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe banderola të ndryshme, protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit para se të marshonin drejt ambasadës izraelite, ku dhe tuboi përfundoi

Mexico City
Demonstruesit pro-palestinez kanë marshuar nëpër kryeqytetin meksikan Mexico City për të treguar mbështeje për Gazën dhe Flotiljen Globale Sumud, duke i bërë thirrje qeverisë së tyre të ndërpresë lidhjet diplomatike me Izraelin dhe të kërkojë një armëpushim në Gaza, raporton Anadolu.
Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe banderola të ndryshme, protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit para se të marshonin drejt ambasadës izraelite, ku dhe tuboi përfundoi.
Organizatorët akuzuan Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza dhe kërkuan nga Meksika të mbajë një qëndrim më të fortë.
Demonstrata vjen derisa aktivistët në të gjithë botën shënuan solidaritetin me Gazën, duke theksuar bllokadën dhe krizën humanitare në enklavë.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka kryer një gjenocid në Gaza, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 65.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.