Gamze Türkoğlu Oğuz
29 Mars 2018•Përditësim: 29 Mars 2018
PAJU (AA) – Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in do të takohen më 27 prill të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia koreanojugore e lajmeve Yonhap lajmëroi sot se është mbajtur takim i zyrtarëve të të dyja vendeve në zonën kufitare, saktë në fshatin Panmunj.
Pas takimit është konfirmuar se liderët Kim dhe Moon do të mbajnë takim më 27 prill, në kuadër të samitit i cili do të mbahet në Shtëpinë e Paqes (Peace House) në zonën e demilitarizuar, në jug të fshatit Panmunj.
Delegacionet u dakorduan që javën e ardhshme të mbahet edhe takimi i punës në të cilin do të bisedohet për protokollin e samitit dhe masat e sigurisë.
Samitet e fundit mes Koresë Jugore dhe asaj të Veriut u mbajtën në vitin 2000 dhe 2007.
Pas takimit me presidentin e Koresë së Jugut, planifikohet që Kim Jong – un deri në maj të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.