Ahmet Furkan Mercan
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Njoftohet se në Korenë e Veriut që nga viti 2011, kur në pushtet erdhi Kim Jong-un janë ekzekutuar 340 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti për Strategji Kombëtare të Sigurisë (INSS) me qendër në Korenë e Jugut, në raportin e publikuar me temë "Pushteti 5 vjetor i Kim Jong-un: Menaxhimi i Keq", thekson se lideri i ri i cili kaloi në krye të Partisë Koreane të Punëtorëve pas vdekjes së babait të tij Kim Jong-Il ka përdorur dënimet me vdekje për të përforcuar pushtetin e tij.
Në raport u theksua se gjatë pushtetit 5 vjeçar të Kim-it nga 340 të ekzekutuar 140 janë zyrtarë të lartë qeveritar, ndërsa të tjerët janë zyrtarë të ushtrisë ose partisë që ai drejton.