Ekip
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
SEUL (AA) – Kremtimin e festës koreano-veriore "Dita e Diellit" pjesërisht e hedhi në hije josuksesi i këtij vendi gjatë tentimit të lançimit të raketës së re, njoftoi ushtria e Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Dita e pesëmbëdhjetë e muajit prill, e cila këtë vit u kremtua si ditëlindja e 104-të e themeluesit të vendit Kim Il-sung, është festë kombëtare në Korenë e Veriut dhe Seuli zyrtar e konsideroi këtë ditë si një rast për provokim të mundshëm.
“Koreja e Veriut si duket sot në mëngjes tentoi që të lançojë raketë nga rajoni i detit jugor, por misioni me siguri ka dështuar”, njoftoi Shtabi i përbashkët i Koresë së Jugut. Burimet lokale të agjencisë së lajmeve Yonhap pohojnë se raketa për të cilën flitet në fakt është raketa e patestuar balistike Musadan.