Marcus Brogden
10 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
SEUL (AA) - Koreja e Veriut ka ekzekutuar gjeneralin Ri Jong-gil, shefin e Shtabit të Përgjithshëm për akuzat e supozuara të korrupsionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar burime anonime bëri të ditur se "Ri Jong-gil është ekzekutuar këtë muaj me akuzat se ai ka kryer përfitime personale".
Këto pretendime janë konfirmuar pas zhdukjes së papritur të Jong-gil këtë muaj, pasi ai nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e lansimit të raketës të dielën. Përveç kësaj, gazeta shtetërore "Rondong Sinmun" shpalli se në vendin e tij është caktuar gjenerali Ri Myong-su.
Duke transmetur burimet anonime, Yonhap thekson se ekzekutimi i gjeneralit është i motivuar politikisht.