Aness Suheil Barghoti
29 Dhjetor 2016•Përditësim: 29 Dhjetor 2016
JERUSALEM (AA) - Prokurori i Përgjithshëm izraelit të mërkurën ka miratuar nisjen e një hetimi të plotë Penal kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit izraelit “Kanal 10”, Prokurori i përgjithshëm, Avichi Mandelbit dha dritë të gjelbër për nisjen e hetimit të kërkuar nga policia e vendit e cila akuzon Netanyahun për ryshfet dhe mashtrim.
"Netanyahu do të hetohet për dy raste të ndara, njëri prej tyre është i mbështetur nga dëshmitë", thuhet në kumtesën e prokurorit.
"Në ditët në vijim, ai (Netanyhau) do të thirret për për t'u marrë në pyetje”, thuhet në lajmin e publikuar nga televizioni “Kanal 10”.