Ekip
10 Maj 2017•Përditësim: 10 Maj 2017
SEUL (AA) – Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in mbajti brifingun e tij të parë ushtarak brenda disa minutave duke u konfirmuar kështu si udhëheqës i ri i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mbikëqyrësit vendor, i preferuari liberal fitoi me lehtësi zgjedhjet e së martës me 41.08 për qind të gati 33 milionë votave, rreth 17 për përqind më shumë se rivali i tij më i afërt në një garë prej 13 kandidatësh.
Normalisht ai do të ketë javë për t'u përgatitur për zyrën, por ai filloi menjëherë, sepse këto ishin zgjedhje të menjëhershme për të zëvendësuar ish-Presidenten Park Geun-hye.
Moon foli me kreun e Shefave të Përbashkët të Shtabit, Lee Sun-jin mes tensioneve të larta me Korenë e Veriut, madje edhe përpara një ceremonie inaugurimi.
"Presidenti Moon Jae-in filloi mandatin e tij zyrtar si president i 19-të pasi ushtroi autoritetin e tij ligjor si komandant kryesor në orën 08:09 më 10 maj", njoftoi Zyra Presidenciale e Seulit.
Megjithatë, udhëheqësi i ri shihet si më i gatshëm për të bashkëpunuar me Korenë e Veriut sesa paraardhësit e tij.