Islam Uddin
21 Dhjetor 2020•Përditësim: 22 Dhjetor 2020
Tajlanda ka zbuluar një klaster të ri rastesh të koronavirusit të ri (COVID-19) në provincën bregdetare të vendit pranë kryeqytetit Bangkok, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi qeveritar, pas disa muajsh të raportimit të numrit të ulët të rasteve me COVID-19, vendi së fundmi raportoi 382 raste të reja në 24 orët e fundit, nga 576 raste të regjistruara një ditë parë.
Shumica e infeksioneve të reja u zbuluan tek punëtorët migrantë nga Mianmari fqinjë, të cilët punojnë në tregun e prodhimeve të detit Samut Sakhon.
Numri i rasteve në të gjithë vendin ka arritur në gjithsej 5.289, përfshirë 60 viktima që nga fillimi i shpërthimit.
Qeveria po ashtu ka nisur testime masive në Samut Sakhon pasi u raportuan raste të reja nga tregu.
Autoritetet shëndetësore po ashtu kanë mbyllur zonën, duke ndaluar njerëzit të lëvizin.