Doga Kirmizioglu
04 Tetor 2019•Përditësim: 05 Tetor 2019
Gara e 15-të e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet më 6 tetor, të dielën në Tajlandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes për garën e 15-të të sezonit të MotoGP, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motoçikleta, do të zhvillohen nesër në orën 09:10 në pistën ndërkombëtare Chang, e gjatë 4,6 kilometra, ndërsa gara do të fillojë të dielën në ora 09:00.
Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve pas 14 garave të zhvilluara është si më poshtë:
1- Marc Marquez (Spanjë): 300 pikë
2- Andrea Dovizioso (Itali): 202
3- Alex Rins (Spanjë): 156
4- Danilo Petrucci (Itali): 155
5- Maverick Vinales (Spanjë): 147