Dejan Maksimoviç
27 Prill 2017•Përditësim: 28 Prill 2017
CYRIH (AA) – Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino ka konfirmuar se në Kupën e Botës 2018 në Rusi do të përdoret video asistenti i referit (VAR), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sistemi VAR do të përdoret në vendimet e referëve që lidhen me golat, kartonët e kuq, penaltive dhe në përcaktimin e identitetit të lojtarëve.
"Do të përdorim video referin, sepse deri më tani informacionet kthyese që kemi marrë ishin vetëm pozitive", ka thënë Infantino, transmetojnë mediat italiane.