Bota

"Kartelet meksikane të drogës synojnë Tajlandën"

"Droga e prodhuar në Meksikë është e ngjashme me metodën e prodhuar në laboratorët e drogës përgjatë kufirit Tajlandë-Mianmar, pasiqë të dyjat përdorin të njëjtat kimikate pararendëse", tha Hampton

Pizaro Gozali İdrus  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 15.12.2019
"Kartelet meksikane të drogës synojnë Tajlandën"

Xhakartë

Sindikata Meksikane e drogës trafikon metanfetaminë të drogës në Tajlandë dhe vendet tjera aziatike, tha sot një zyrtar i anti-drogës të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Earl Hampton, zv/drejtor i Task Forcës së Përbashkët Ndërinstitucionale-Perëndim të SHBA-së (Joint Interagency Task Force West), e cila është përgjegjëse për parandalimin e futjes së drogave të paligjshme në SHBA, citoi raporte ku thotë se vendet aziatike cenohen nga trafikimi i metanfetaminës së drogës të prodhuar nga kartelet meksikane, shkruan e përditshmja "Bangkok Post".

"Droga e prodhuar në Meksikë është e ngjashme me metodën e prodhuar në laboratorët e drogës përgjatë kufirit Tajlandë-Mianmar, pasiqë të dyjat përdorin të njëjtat kimikate pararendëse", u tha Hampton gazetarëve.

Ai shtoi se Ushtria e Bashkuar e Shtetit Wa në Mianmar vazhdon të prodhojë dhe kontrabandojë drogën në Tajlandë.

Duke nënvizuar se Tajlanda mbetet një treg dhe një pikë tranziti për trafikantët e drogës, Hampton tha se grupi i tyre i punës po punon ngushtë me policinë taljandeze dhe agjencitë civile për të eliminuar këtë kërcënim.

Përkundër paralajmërimeve të Hampton-it, Byroja Tajlandeze Kundër Narkotikëve tha se kontrollet fillestare nuk dhanë prova se kartelet meksikane kontrabandojnë drogë në Tajlandë.

Shefi tajlandez kundër drogës, Chinnapat Sarasin këmbëngul se kontrabanda e drogës nga Meksika nuk do të ishte profitabile duke pasur parasysh se ka vende ekzistuese për prodhimin e lirë të narkotikëve në kufirin e Tajlandës, raportoi e përditshmja.

"Unë mendoj se droga meksikane nuk paraqet shqetësim krahasuar me metodën e kontrabandimit nga vendet fqinje", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.