Bota

Siria shpall zonën në perëndim të lumit Eufrat zonë ushtarake

Siria shpalli zonë ushtarake, zonën në perëndim të lumit Eufrat të pushtuar nga grupi terrorist YPG/SDF, duke kërkuar që të gjithë elementët e armatosur të tërhiqen në lindje

Mustafa Deveci, Ömer Koparan  | 13.01.2026 - Përdıtësım : 13.01.2026
Siria shpall zonën në perëndim të lumit Eufrat zonë ushtarake

Ankara

Siria shpalli zonë ushtarake, zonën në perëndim të lumit Eufrat të pushtuar nga grupi terrorist YPG/SDF, duke kërkuar që të gjithë elementët e armatosur të tërhiqen në lindje, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim për mediat lokale, ushtria siriane tha se grupi terrorist YPG/SDG, së bashku me terroristët e PKK-së dhe mbetjet e ish-regjimit të Asadit, vazhdojnë të grumbullojnë forca në territoret e pushtuara në perëndim të Eufratit.

Deklarata thekson se këto zona të pushtuara janë përdorur për të nisur sulme në Halep me dronë kamikazë.

Ndërsa organizata terroriste po grumbullon forca në këto zona dhe po i përdor ato për të synuar Halepin me sulme me dronë, ushtria shpalli zonë ushtarake, zonat e pushtuara në perëndim të Eufratit dhe u kërkoi elementëve terroristë të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat, thuhet në deklaratë.

Një hartë e publikuar së bashku me deklaratën nxori në pah rajonet, përfshirë Meskene dhe Deir Hafir, duke u kërkuar civilëve të qëndrojnë larg vendeve të kontrolluara nga organizata terroriste.

Që nga java e kaluar, SDF ka bombarduar lagje banimi, objekte civile dhe pozicione të ushtrisë siriane në Halep, duke vrarë 24 persona, duke plagosur gati 130 të tjerë dhe duke zhvendosur rreth 165.000 banorë nga distriktet Ashrafieh dhe Sheikh Maqsoud, sipas shifrave zyrtare.

Në mars të vitit 2025, presidenca siriane njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ndarje.

Në prill të vitit 2025, autoritetet siriane nënshkruan marrëveshje me SDF-në lidhur me lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh, duke përcaktuar që të dy distriktet do të konsideroheshin pjesë administrative të qytetit Halep, duke respektuar veçoritë e tyre lokale.

Marrëveshja përfshin dispozita për të ndaluar manifestimet e armatosura, për të kufizuar armët vetëm për forcat e sigurisë së brendshme dhe për të kërkuar tërheqjen e forcave ushtarake të SDF-së në zonat në lindje të lumit Eufrat në Sirinë verilindore.

Por, autoritetet thanë se në muajt që kanë kaluar, SDF-ja nuk ka treguar asnjë përpjekje për të përmbushur kushtet e marrëveshjeve. Qeveria siriane ka intensifikuar përpjekjet për të ruajtur sigurinë në të gjithë vendin që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024, pas 24 vitesh në pushtet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.