Umur Koçak Semiz
20 shkurt 2017•Përditësim: 21 shkurt 2017
CHESAPEAKE CITY (AA) – Një telefon që ka përdorur lideri nazist Adolf Hitler, është shitur në ankand për 243 mijë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Andreas Kornfeld nga Shtëpia e Ankandeve Historike Alexander, e cila gjendet në Chesapeake City të shtetit Maryland të SHBA-ve, ka deklaruar se telefoni i kuq i është shitur një personit anonim që është paraqitur me telefon në këtë ankand.
Ankandi ka filluar prej 100 mijë dollarëve për këtë telefon të kuq mbrapa të cilit gjendet i shënuar emri i Hitlerit dhe simboli i partisë naziste.
Telefoni është gjetur pas vetëvrasjes së Hitlerit në vitin 1945 në strehimoren e tij nga ushtarët sovjetikë.
Autoritetet e Shtëpisë së Ankandeve Historike Alexander, këtë telefon të cilin Hitleri e ka përdorur për të dhënë urdhërat e vrasjeve e kanë quajtur si “arma e shkatërrimeve masive”.
Në ankand për 24,300 dollarë është shitur edhe një figurë qeni prej porcelani që i përkiste Hitlerit.