Fuat Kabakçı
16 nëntor 2015•Përditësim: 16 nëntor 2015
ANKARA (AA) - Piktura e quajtur "Peisazhi i Kuq" i piktorit të njohur të artit bashkëkohor Kinez Li Kıran, në ankandin e zhvilluar në Pekin u shit për 184 milionë yuan (29 milionë dollarë), trasmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë të lajmeve Xinhua, në ankandin e organizuar nga ana e kompanisë "China Guardian Auctions" pikturën e Li-ut e ka blerë një koleksionit i cili nuk ka dashur të identifikohet. Kjo blerje është shuma më e lartë e arritur në ankandet e organizuar nga shtëpitë e ankandeve në Kinë këtë vit.
Li i cili ka zhvilluar një stil ku i ka bashkuar rrjedhat tradicionale dhe inovative për pikturën ku përshkohet një pyll i cili është mbështjellë me ngjyrat e kuqe të vjeshtës e kishte vlerësuar për 58 milionë yuan.
Li i cili ka nisur të pikturojë që nga mosha 13 vjeçare dhe ka humbur jetën në vitin 1989 në moshën 82 vjeçare, kishte thënë se pikturën e tij e kishte bërë duke u frymëzuar nga strofa "Jam duke shikuar një peisazh flakë të kuq, pylli është mbështjellë me ngjyrat e kuqe" të vjershës së themeluesit të Republikës Popullore të Kinës Mao Zidong.
Li para se të vdesë pikturën e tij ia kishte shitur galerisë së arteve "Rong Baocay" (Thesaret e shkëlqyera) qendra e së cilës gjendet në Pekin, për një çmim nominal.
Vepra e cila njihet si pika e kthimit të artit modern të Kinës merr pjesë në një ndër 7 pikturat më të rëndësishme të piktorit Li të cilët i ka realizuar në vitet 1962-1964. 4 pikturat të cilat e përbëjnë kulmin e jetës së tij të artit janë duke ekspozuar në Institutin Kombëtar të Artit të Kinës.