Fuat Kabakçı
15 nëntor 2015•Përditësim: 15 nëntor 2015
PEKIN (AA) - Nga shembjet e dheut që pasuan pas reshjeve të mëdha, sipas informacioneve të para, jetën e kanë humbur 16 persona, ndërsa 21 të tjerë llogariten të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua, deri tek shembja e dheut në vendin e quajtur Li Dong Duan, në provincën Xinjiang, nën tokë kanë mbetur të paktën 27 shtëpi.
Në terren ndodhen më shumë se 2.300 persona të cilët po marrin pjesë në aksionin për kërkim dhe shpëtim, por edhe sanimin e dëmeve pas shembjeve të dheut.