Selçuk Acar
09 maj 2016•Përditësim: 09 maj 2016
NEW YORK (AA) – Shtëpia e ankandit Christie në New York ka shitur statujën e diskutueshme të Hitlerit të gjunjëzuar për një shumë marramendëse prej 17.2 milionë dollarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Statuja e emëruar "Ai" është vepër e skulptorit të mirënjohur italian Maurizio Cattelan dhe shfaq Hitlerin në gjunjë duke u lutur me shikim drejt qiellit.
Statuja nga dylli, rrëshira poliesterike dhe flokët e njeriut është realizuar në vitin 2001.
Ankandi në Christie mban emrin "I paracaktuar të dështojë” dhe përfshin 39 punime.