Umur Koçak Semiz
09 maj 2016•Përditësim: 09 maj 2016
PJONGJANG (AA) – Me arsyetimin se e ka dëmtuar reputacionin e vendit, Koreja e Veriut e deportoi gazetarin britanik të kompanisë mediatike BBC i cili kishte ardhur në vend për të ndjekur nga afër kongresin e Partisë Punëtore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar për Paqe, O Ryong Il, tha se Rupert Wingfield-Hayes ka bërë lajme të cilat “i kanë shtrembëruar të vërtetat në lidhje me sistemin dhe lidershipin e vendit”.
Duke shtuar se Wingfield-Hayes ka shkruar një letër në të cilën ka kërkuar falje, Ryong theksoi se gazetarit në fjalë më nuk do t’i lejohet hyrja në Korenë e Veriut.
Wingfield-Hayes u arrestua të premten derisa po shkonte në aeroport për t’u larguar nga vendi.