Ahmet Gürhan Kartal
14 Shtator 2019•Përditësim: 16 Shtator 2019
Guaca e tualetit e ndërtuar nga ari i fortë u vodh nga pallati Blenheim në Oxforshire të Britanisë së Madhe, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Guaca luksoze e tualetit, vlera e së cilës llogaritet në 1 milion paund ishte vepër artisike e Maurizio Cattelanit, e cila ishte vendosur më herët gjatë këtij muaji në pallat.
Ky është pallati ku ka lindur Winston Churchill.
Sipas raportit të policisë, lidhur me rastin është ndaluar një burrë 66-vjeçar.
"Vepra artisike e vjedhur është një guacë tualeti e çmuar prej ari e cila ishte ekspozuar në pallat", ka thënë inspektorja Jess Milne.
"Pasiqë guaca ishte e lidhur me instalimin e pallatit, ky incident ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke shkaktuar shpërthimin e ujit. Besojmë se grupi i autorëve të krimit ka përdorur të paktën dy makina në kohën e krimit", tha Milne.
Ajo tha se vazhdojnë hetimet e policisë dhe shprehu shpresën se guaca e artë e tualetit do të gjendet dhe se autorët do të arrestohen.