Amina Zorniç
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
BERLIN (AA) - Zyrtarët gjermanë kanë kritikuar ashpër politikanin britanik, ish-kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson, për akuzat e tij se Bashkimi Evropian (BE) ka qëllime të ngjashme me ato që kishte lideri nazist Adolf Hitler, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në prag të përgatitjeve të britanikëve për referendumin me të cilin do të përcaktojnë nëse do të qëndrojnë apo do të dalin nga BE-ja, Johnson ka krahasuar unioni e vendeve evropiane me Hitlerin, duke shtuar se të dyja palët "kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje që Evropa të bashkohet në një shtet të madh dhe nën një autoritet."
"Napoleoni, Hitleri, dhe të ndryshëm kanë tentuar të njëjtën, por kanë përfunduar tragjikisht. Përpjekjet e BE-së janë që kjo të bëhet me metoda të ndryshme, për t'u bashkuar",- tha Johnson në një intervistë për "Telegraph", pas të cilës intervista u citua nga media të shumta gjermane.