Dejan Maksimoviç
10 qershor 2016•Përditësim: 11 qershor 2016
SAO PAULO (AA) – Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror Pele në ankandin treditor të mbajtur në Los Angelos ka shitur suveniret, të cilat i ka mbledhur gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, për rreth 4.6 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë ankandit treditor futbollisti më i mirë i shekullit të kaluar në zgjedhjen e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka shitur më shumë se 2.000 sende, në mesin e të cilave edhe pasaportën e tij të vjetër.
Medaljen e artë që Pele e fitoi me Brazilin në Kampionatin Botëror në vitin 1970, është shitur për 442.500 euro.
Medalja e fituar në kampionatet botërore 1958 dhe 1962 janë shitur në koleksion për 435.000 euro, ndërsa trofeu "Jules Rimeta" që është bërë për Pelen pasi në vitin 1970 fitoi titullin e tretë të kampionit, arriti çmimin prej 504.000 euro.