Umur Koçak Semiz
05 gusht 2016•Përditësim: 05 gusht 2016
DALLAS (AA) – Një strip (tregim i animuar) i botuar para 78 viteve është shitur në ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për rreth një milion dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ankandi është mbajtur në shtëpinë e ankandit Heritage në Dallas, ndërsa koleksionuesi që deshi të mbetet anonim për stripin “Superman” nga viti 1938 fitoi 956.000 dollarë.
Besohet se nga edicioni i parë i botimit të “Superman”-it kanë ngelur vetëm 100 ekzemplarë.