Can Erözden
05 Gusht 2016•Përditësim: 05 Gusht 2016
BAGDAD (AA) - Ushtria irakiane ka vrarë të premten 38 militantë të DAESH-it gjatë një operacioni ajror, thuhet në njoftimin e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë sulmit kundër luftëtarëve të kësaj organizate janë vrarë edhe figura të larta bashkë me disa sulmues vetëvrasës, thuhet në njoftimin e ushtrisë. Ushtria e Irakut në njoftim thekson se ka parandaluar disa sulme të planifikuara të DAESH-it në shënjestër të të cilëve ka qenë edhe Bagdadi.