Ekip
08 dhjetor 2021•Përditësim: 09 dhjetor 2021
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Indisë, Bipin Rawat, ka humbur jetën në një aksident me helikopter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat Ajrore të Indisë, në një deklaratë nga llogaria Twitter, theksuan se shefi i Shtabit të Indisë, Bipin Rawat, bashkëshortja e tij, Madhulika Rawat dhe 11 personat e tjerë në helikopter kanë humbur jetën në aksidentin tragjik.
Helikopteri ushtarak me 14 persona, përfshirë Rawat dhe bashkëshorten e tij, u rrëzua në shtetin Tamil Nadu.
"Një hetim është nisur për të zbardhur shkakun e aksidentit", thuhet në deklaratë, ndërsa bëhet e ditur se në zonë është duke u zhvilluar operacion i shpëtimit.
Në vitin 2019, Rawat u emërua shef i Shtabit të Mbrojtjes së Indisë, duke mbartur përgjegjësinë e tre shërbimeve të armatosura të vendit.