Ekip
03 Mars 2018•Përditësim: 04 Mars 2018
LOS ANGELES (AA) - Të paktën një person e ka humbur jetën dhe dy të tjerë pësuan lëndime nga stuhia e borës që ka goditur jugun e Kalifornisë në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Stuhia shkaktoi edhe një ortek. Qendra Kombëtare Meteorologjike njofton se stuhia do të vazhdojë edhe sot.
Të premten orteku i borës mbuloi 5 persona në resortin Squaw Valley pranë Sierra Nevada. Dy persona pësuan lëndime, ku njëri prej tyre më rëndë.
Gjithashtu, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e snouborderit që u zhduk të enjten në pushimore. Stuhia solli shi edhe në jug të Santa Barbara. Më parë u bë thirrje për evakuim të Montecito ku 21 persona humbën jetën në janar.