Ömer Aydın
03 Mars 2018•Përditësim: 04 Mars 2018
PARIS (AA) - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron vizitoi Fresnes, i cili njihet si burgu me numrin më të madh të të burgosurve në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Vizita u zhvillua pa i ftuar mediat ndërsa mediat lokale njoftuan se presidenti francez ishte i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloubet.
Në burgun Fresnes, në jug të Parisit, me një kapacitet prej 1.320 personash, dënimin e vuajnë 2.600 të burgosur. Gjatë vizitës së tij, Macron u takua me administratën e burgut dhe gardianët.
Burgjet e stërmbushura dhe kushtet në paraburgimet franceze në kohën e fundit shpesh janë në shënjestër të kritikave.
Këshilli i Evropës gjithashtu diskutoi gjendjen në këtë burg francez, ku nga fillimi i vitit dy të burgosur kanë bërë vetëvrasje.
Macron, në adresimin e tij para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në nëntor të vitit të kaluar, premtoi reforma në burgje. Gjithashtu, gjatë fushatës parazgjedhore, ai tha se do të krijonte vende për 15.000 persona në burgje.
Sipas informacioneve të fundit të Drejtorisë së Burgjeve franceze, kapaciteti i burgjeve në vend është nën 60 mijë ndërsa dënimet i vuajnë rreth 81 mijë të burgosur. Poashtu bëhet e ditur se 1.569 të burgosur flenë në dysheme.