Yusuf Özcan
12 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
PARIS (AA) - Presidenti i Francës, François Hollande, ka theksuar se ndihet i frikësuar nga kualifikimi i mundshëm i kandidates së djathtë ekstreme Marine Le Pen dhe kandidatit të majtë ekstrem Jean-Luc Melenchon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 23 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin francez, Hollande është i shqetësuar që kandidatja e Frontit Nacional Le Pen dhe lideri i lëvizjes "La France Insoumise" (Franca e Panënshtruar) Melenchon të vazhdojnë garën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.