Bilgin S. Şaşmaz
04 Mars 2018•Përditësim: 04 Mars 2018
CHICAGO (AA) - Në Chicago të SHBA-ve mbahet "Holi Festival" i cili në Indi njihet si "festivali i ngjyrave", raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e festivalit i cili në kulturën indiane simbolizon ardhjen e pranverës në kopshtin e tempullit Hindu të Chicago-s në rajonin Lemont u mbajt një aktivitet.
Aktiviteti, në të cilin krahas indianëve që jetojnë në SHBA morën pjesë amerikanë dhe turistë që vizitojnë qytetin, filloi me intonimin e himnit kombëtar indian.
Rreth një mijë njerëz për disa orë u argëtuan duke kërcyer nën shoqërimin e muzikës indiane dhe me veshjet me ngjyra që simbolizojnë ngjyrat e pranverës.
Edhe përfaqësuesit e mediave të cilët kanë treguar interes për festivalin nuk i kanë shpëtuar ngjyrosjes me bojë nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet.