Muhammed Bilal Kenasari
13 shkurt 2016•Përditësim: 13 shkurt 2016
WASHINGTON (AA) - Zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, mbrëmë në Washington tha se ndalimi i dhunës në Siri, i cili duhet të zbatohen në shtatë ditët e ardhshme, është i rëndësishëm, por që duhet të realizohet, raporton Anadolu Agency (AA).
Toner kujtoi qëndrimin e Rusisë se, pavarësisht marrëveshjes, ajo do të vazhdojë të luftojë kundër terroristëve.
"Ne duam të ndërpritet mbështetja ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad", tha Toner.
Pas konferencës në Mynih, Ministri i Jashtëm i SHBA-ve, John Kerry, ka thënë se beson se paqja e qëndrueshme në Siri nuk do të arrihet për aq kohë sa Assad është në pushtet.
Toner tha se qëllimi i marrëveshjes në Mynih, është që me mjete politike të ndërpritet lufta në Siri.
"Kjo marrëveshje është e rëndësishme, por duhet të zbatohet. Dëshiroj që Rusia të ndërmerr hapa konkret dhe të veprojë në bazë të marrëveshjes që është arritur në tre muajt e fundit", tha Toner.
Përveç kësaj, Toner ka folur edhe për sulmet e fundit ndaj redaksive të gazetave "Yeni Safak" dhe "Yeni Akit" në Stamboll.
Ai ka thënë se këto sulme janë të papranueshme dhe shtoi se llojllojshmëria e mediave është pjesë e shoqërisë demokratike dhe se "Yeni Akit" dhe "Yeni Safak" përmbajtjet e tyre duhet ti publikojnë pa patur frikë.