Bota

SHBA e shqetësuar për njoftimin e operacionit ushtarak turk në verilindje të Sirisë

Presidenti i Turqisë, Erdoğan dje deklaroi se forcat turke në ditët e ardhshme do të fillojnë operacionet me qëllim të neutralizimit të terroristëve në bregun lindor të Eufratit

Servet Günerigök  | 13.12.2018 - Përdıtësım : 13.12.2018
SHBA e shqetësuar për njoftimin e operacionit ushtarak turk në verilindje të Sirisë

Washington

WASHINGTON (AA) - SHBA-të kanë shprehur shqetësim të thellë në lidhje me paralajmërimet për operacione ushtarake turke në verilindje të Sirisë kundër organizatës terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje deklaroi se forcat turke në ditët e ardhshme do të fillojnë operacionet me qëllim të neutralizimit të terroristëve në bregun lindor të Eufratit.

Ky është një rajon nën pushtimin e grupit terrorist YPG që është dega siriane e organizatës terroriste PKK. Turqia dënon ashpër mbështetjen e SHBA-ve për grupin i cili paraqitet nën petkun e të ashtuquajturës Forcat Demokratike të Sirisë (SDF).

"Jemi thellësisht të shqetësuar me operacione të njëanshme të kujtdo qoftë në verilindje të Sirisë, posaçërisht sepse aty mund të ketë prani të trupave amerikane", tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Robertson.

Duke theksuar se operacionet e tilla për SHBA-të janë të papranueshme, Robertson tha se konsultimet dhe veprimi i koordinuar i SHBA-ve dhe Turqisë janë e vetmja mënyrë e mundshme për të zgjidhur problemet e sigurisë në këtë pjesë të Sirisë.

"Ushtria e SHBA-ve dëshiron bashkëpunim të ngushtë me forcat turke. Operacionet e pakoordinuara vetëm se do të rrezikojnë dëshirat dhe interesat e përbashkëta", ka thënë Robertson, duke shtuar se Turqia është aleate e SHBA-ve në NATO dhe partner kyç në luftën kundër terroristëve të DEASH-it.

Robertson tha se SHBA bashkëpunën ngusht edhe me grupin SDF, të cilën e konsideron si partner të rëndësishëm në luftën kundër terroristëve të DEASH-it në verilindje të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın