Selen Temizer,Muhammed Shekh Yusuf
05 Korrik 2017•Përditësim: 05 Korrik 2017
ASTANA (AA) - Në takimin për Sirinë që po mbahet për të pestën herë në kryeqyetin Astana të Kazakistanit pas propozimit të Rusisë për heqjen e jugut të Sirisë nga përfshirja e zonave jokonfliktuale SHBA-ja njoftoi planin e saj për zonën e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet pjesëmarrëse në takim mësohet se delegacioni rus gjatë bisedimeve dypalëshe ditën e djeshme parashtroi propozimin ndaj delegacioneve të Turqisë dhe Iranit për heqjen e rajoneve Dera dhe Kunejtra nga "rajonet jokonfliktuale".
Ndër të tjera merret vesh se Rusia për shkak të pranisë ushtarake të SHBA-ve kishte preferuar të bisedonte me SHBA-të mbi situatën në rajon.
Ndërsa burimet opozitare kanë njoftuar se Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones i cili merr pjesë në takime si përfaqësues i SHBA-ve ka zhvilluar një takim në orët e mbrëmjes me delegacionin opozitar.