Kristina Maslareviç
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
BEOGRAD (AA) – Gjatë një aksioni të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë në Zajeçar dhe Agjencisë informative të sigurisë, gjatë mbrëmjes së kaluar është parandaluar edhe një kanal për trafikimin e qenieve njerëzore në rrugën rajonale Paraçin – Zajeçar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa me këtë rast janë gjetur 34 migrantë ilegalë dhe janë arrestuar gjashtë persona për trafikim njerëzish.