Bota, Koronavirusi

Rusia sërish regjistron mbi 8 mijë raste me COVID-19

Rusia konfirmoi 8.952 infeksione të reja dhe 181 vdekje të lidhura me virusin

Moskë  | 30.05.2020 - Përdıtësım : 31.05.2020
Rusia sërish regjistron mbi 8 mijë raste me COVID-19

Moskë

Rusia konfirmoi 8.952 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 396.575 raste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pandemia ka marrë jetën e 181 personave në Rusi në 24 orët e kaluara, duke e rritur numrin e vdekjeve në 4.555, tha ekipi i emergjencës së vendit në raportin ditor.

Gjatë së njëjtës periudhë, 8.212 persona u shëruan me sukses nga sëmundja, duke e sjellë numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 167.469, shton raporti.

Rusia kryen mesatarisht 10 milionë teste në muaj për të zbuluar virusin në fazat e hershme, kur ai është më pak ngjitës dhe aq më pak i rrezikshëm.

Në vend janë përdorur dy lloje testesh: reagimi i zinxhirit polimerazë (PCR) për të diagnostikuar COVID-19, dhe analiza imunosorbente e lidhur me enzimën (ELISA) për të zbuluar se sa njerëz tashmë janë ekspozuar ndaj virusit në të kaluarën dhe kanë antitrupa.

Më shumë se 9,3 milionë njerëz kanë bërë testin PCR deri më tani, ndërsa testet ELISA zbztohen kohët e fundit sepse supozohet të fillojnë pas kalimit të kulmit të morbiditetit.

Të martën, qeveria tha se përhapja e virusit kishte arritur në një nivel "të qëndrueshëm" dhe të kontrolluar dhe filloi të heqë kufizimet pandemike brenda vendit, duke mbajtur në fuqi ndalesën për hyrjen e të huajve në vend, si dhe pezullimin e udhëtimeve ndërkombëtare ajrore dhe hekurudhore.

Dy zyrtarë të lartë rusë janë duke u trajtuar për koronavirusin, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın