Bota, Koronavirusi

Afrikë, regjistrohen mbi 5.700 raste me koronavirus për një ditë

Numri i të vdekurve ka arritur në afër 4.000, ndërsa janë shëruar mbi 56 mijë, bëri të ditur Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

Addis Getachew Tadesse  | 30.05.2020 - Përdıtësım : 01.06.2020
Afrikë, regjistrohen mbi 5.700 raste me koronavirus për një ditë

Addis Ababa

Në Afrikë, përhapja e pandemisë së koronavirusit duket se po përhapet më shpejtësi me të paktën 5.000 raste të reja të regjistruara çdo ditë në kontinent, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar 5.727 raste të reja në kontinent, duke çuar shifrën e përgjithshme në 135.229, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Përditësimi tregon se 132 pacientë të tjerë kanë vdekur gjatë një dite të kaluar, duke e sjellë numrin e vdekjeve të kontinentit në 3.922.

Raportohet se 56.416 pacientë janë shëruar deri më tani, ndërsa numri aktual i rasteve aktive në kontinent është 74.954.

Deri më tani, Afrika e Veriut ka regjistruar 40.500 raste, Afrika Perëndimore 33.200, Afrika Jugore 31.400, ndërsa Afrika Lindore 15.300 dhe Afrika Qendrore 14.800.

Më shumë se 1.800 pacientë kanë vdekur në Afrikën e Veriut, 681 në Afrikën Perëndimore, 635 në Afrikën Jugore, 443 në Afrikën Lindore dhe 371 në Afrikën Qendrore.

Shteti i Afrikës së Jugut ka numrin më të madh të rasteve, me 29.200, pasuar nga Zambia me 1.100, Esvatini 279, Malavi 273, Mozambiku 234 dhe Zimbabve 160 raste.

Në Afrikën e Veriut, Egjipti regjistroi 22.100 raste, Algjeria 9.100, Marokun 7.700, Tunizia 1.100, Mauritania 423 dhe Libia 118.

Nigeria në Afrikën Perëndimore konfirmoi 9.300 raste, Gana 7,600, Guinea 3,700, Senegali 3,400, Bregu i Fildishtë 2,800, Guinea Bissau 1.300, Mali 1,200, Nigeri 955, Burkina Faso 847, Sierra Leone 829, Togo 428, Cabo Verde 405, Liberia 273 dhe Benini 224 raste.

Në Afrikën Qendrore, Kameruni regjistroi 5.400 raste, RD e Kongos 2,800, Gabon 2.600, Guinea Ekuatoriale 1.300, Republika e Afrikës Qendrore 874, Çadi 759, Republika e Kongos 571 dhe Sao Tome dhe Principe 458.

Sudani në Afrikën Lindore ka 4.500 raste, Xhibuti 2.900, Somalia 1.800, Kenia 1.700, Sudani Jugor 994, Etiopia 968, Madagaskari 698, Tanzania 509, Ruanda 355, Mauritania 335 dhe Uganda 329.

Pandemia ka marrë më shumë se 365.200 jetë në mbarë botën që nga shfaqja e saj në Kinë dhjetorin e kaluar. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Më shumë se 5,94 milionë raste janë raportuar në gjithë botën. Mbi 2,5 milionë njerëz janë shëruar deri më tani, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın