Dmitri Chirciu
04 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Në Rusi vazhdojnë protestat për ndalimin e luftës dhe sigurimin e paqes me Ukrainën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në kryeqytetin Moskë dhe në Shën Petersburg qindra persona morën pjesë në protestat pa leje kundër luftës Rusi-Ukrainë.
Turma u mblodh në sheshin Manezhnaya në qendër të Moskës ku policia ka marrë masa të rrepta dhe protestuesit hodhën slogane dhe hapën pankarta kundër luftës.
Ndërsa në Shën Petersburg protestuesit u mblodhën në bulevardin Nevskiy dhe nga qeveria ruse kërkuan ndalimin e luftës dhe sigurimin e paqes në Ukrainë.
Policia ndërhyri ndaj protestuesve shumica e të cilëve ishin në moshë të re.
Theksohet se rreth 350 persona u arrestuan në protestat pa leje të cilat krahas Moskës dhe Shën Petersburgut u mbajtën në 20 qytete të Rusisë.
Thuhet se mbi 8.100 persona janë arrestuar në protestat e mbajtura në mbarë vendin kundër luftës që nga 24 shkurti e deri më tani.