İdris Okuducu
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
ERBIL (AA) – Sipas vlerësimeve të para, pas një iftari të shtruar në kampin tendë në Irak, humbën jetë 2 persona prej 800 të helmuarve, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi i kampit tendë Hazir dha Hasan Sham, Rizgar Ubejd në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se pas iftarit në kampin U2 ku po qëndronin civilët nga Mosuli, prej 800 të helmuarve kanë humbur jetën 2 persona.
Ebeyd bëri të ditur se refugjatët e helmuar nga ushqimi, me ambulance janë dërguar në spitalet më të afërta në Erbil dhe Duhok.
Në kampin tendë U2, i cili ndodhet rreth 40 kilometra larg prej qendrës së qytetit të Mosulit, banojnë rreth 2 mijë refugjatë.