Ekip
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
ATHINË (AA) – Forcat detare italiane shpëtuan pothuajse 70 refugjatët dhe emigrantë në ujërat territoriale greke të premten, pasi 200 të tjerë zbarkuan në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Frontex-it gjetën 66 persona të bllokuar në ishullin Paspargos, në afërsi të Kios, shtatë kilometra nga bregu turk.
Anija e tyre kishte hyrë në ujërat greke, kur u gjet nga anija e Frontex-it. Emigrantët u transferuan në portin e Kios.
Më herët të premten, autoritetet greke kanë raportuar se rreth 200 refugjatë dhe emigrantë kanë arritur në brigjet e ishullit lindor të Egjeut, Lesbos. Sipas medias lokale, shumica e emigrantëve ishin nga Afrika.