Ekip
09 dhjetor 2016•Përditësim: 10 dhjetor 2016
LONDËR (AA) – Një raport i ri mbi dopingun sistematik në Rusi zbulohet se më shumë se 1.000 sportistë rusë ishin të përfshirë ose kishin përfitime nga organizimi i komplotit në periudhën prej katër vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Richard McLaren, hetues i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut, shpalli pjesën e dytë të raportit të tij mbi akuzat për doping nën patronazhin e shtetit, me theks të veçantë në Lojërat Dimërore Olimpike të mbajtura në vitin 2014 në Soçi të Rusisë.
Konkluzionet konfirmojnë dhe sigurojnë dëshmi të shumta që janë përfshirë në raportin e parë të profesorit kanadez të juridikut.
Ndër specifikat e reja, raporti thekson se janë gjetur prova të shkatërrimit të mostrave të dopingut në të cilën ishin përfshirë 12 fitues rus të medaljeve në Soçi. Katër prej tyre ishin fitues të medaljeve të arta, por emrat e tyre nuk u zbuluan.