Vesna Besiç
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 10 Dhjetor 2016
SARAJEVË (AA) - Një tërmet 4.6 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua sot në Split të Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë nga Shërbimi Sizmologjik i Republikës së Kroacisë, tërmeti ka ndodhur në ora 13:56.
"Shërbimi sizmologjik i Kroacisë regjistroi një tërmet të fuqishëm me epiqendër në thellësinë e detit pranë Splitit. Tërmeti ishte 4.6 ballë sipas Rihterit dhe intensiteti i epiqendrës ishte i nivelit VI të shkallës Mercalli-Cancani-Sieberg", thuhet në faqen e Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë.
Sipas informacioneve në dispozicion, tërmeti u ndie në pjesën e Dalmacisë qendrore.