Recep Şakar
26 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
MELBOURN (AA) – Në qytetin australian në Melburn janë mbajtur protesta anti-muslimane dhe kundër emigranteve nga grupet radikale të djathta, por edhe një protestë paralele të atyre që kundërshtojnë këto pikëpamje radikale, raporton Anadolu Agency (AA).
Radikalët e djathtë kishin paralajmëruar se protestat do t'i mbanin përpara parlamentit rajonal të Viktorias, por realizimi i tyre u pengua nga protestuesit të cilët kundërshtojnë qëndrimet anti-muslimane dhe kundër emigranteve, të cilët në sheshin para Parlamentit kishin mbërritur para djathtistëve.
Grupet radikale pas kësaj janë mbledhur dhe protestuan përpara muzeut të Melnburnit.
Protesta paralele janë zhvilluar me masa të forta të sigurisë, kurse në disa raste ka pasur shtyrje midis demonstruesve dhe policisë të cilët penguan kontaktin e drejtpërdrejtë të grupeve kundërshtare.