Büşra Selvi Öğütcen
26 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
ANKARA (AA) – Në Meksikë është zbuluar një fosil i mamuthit të vjetër rreth 14 mijë vjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat britanike, shkencëtarët meksikanë kishin zbuluar fosilin në dhjetorë pranë Tulpec-it, ku sipas tyre eshtrat i përkasin periudhës 14 mijë vjet më parë.
Shkencëtarët të cilët kanë gjetur pjesë të ndara të mamuthit, konsiderojnë se kafsha ishte vrarë nga njerëzit për shkak të mishit dhe lëkurës së tij. Një pjesë e eshtrave të mamuthit u gjetën në zonën ku dikur kishte pasur liqen. Arkeologu Luis Cordoba nga Institutit Kombëtar i Arkeologjisë dhe Historisë, tha se në afërsi të kryeqytetit të Meksikës kanë gjetur eshtrat e më shumë se 50 mamuthëve.
Dyshohet se eshtrat i përkasin mamuthit të moshës mes 20 dhe 25 vjeç. Pritet që këto mbetje të mblidhen në një vend dhe të ekspozohen.