Bota, Koronavirusi

Pretendohet se Koreja e Veriut ka "rihapur kufijtë" pas karantinës 2 vjeçare

Për shkak të pandemisë së COVID-19, Koreja e Veriut prej dy vitesh zbaton kufizime të ashpra, përfshirë edhe kalimet kufitare

Mehmet Alaca  | 27.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
Pretendohet se Koreja e Veriut ka "rihapur kufijtë" pas karantinës 2 vjeçare

Seul

Pretendohet se Koreja e Veriut ka filluar të hapë gradualisht kufijtë e saj pas zbatimit të karantinës 2 vjeçare për shkak të pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shenjat e rihapjes së kufijve verikorean thuhet se shihen me rifillimin e trafikut të trenit të mallrave të Koresë së Veriut drejt Kinës.

Sipas faqes së internetit "38 North" e cila njihet për lajmet lidhur me Korenë e Veriut, pamjet e satelitëve tregtarë tregojnë se treni i parë i mallrave të Koresë së Veriut javën e kaluar kaloi lumin Yalu dhe më pas u kthye nga Kina dhe se shkarkoi ngarkesën në aeroportin në rajonin kufitar Uiju.

Por, zyrtarët e Koresë së Jugut theksojnë se nuk është e sigurt nëse Koreja e Veriut ka hapur apo jo plotësisht tregtinë e saj tokësore me Kinën.

Në median e Koresë së Jugut, pretendohet se Koreja e Veriut mund të ketë rihapur përkohësisht hekurudhën mes rajonit Sinuiju dhe qytetit të Kinës, Dandong me qëllim për të marrë ushqime dhe produkte bazë për t‘ia dhuruar popullit në pushimet zyrtare për 80 vjetorin e babait të liderit aktual Kim Jong-un, përfshirë edhe 110-vjetorin e lindjes në prill të gjyshit të tij që themeloi vendin.

- Kufizime të ashpra përfshirë kalimet kufitare

Për shkak të pandemisë së COVID-19, Koreja e Veriut prej dy vitesh zbaton kufizime të ashpra, përfshirë edhe kalimet kufitare.

Raportuesi special i OKB-së për Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana tha se masat e ashpra që Kim Jong-un ka marrë për shkak të pandemisë kanë izoluar vendin dhe populli ka mbetur i privuar nga nevojat elementare ndërsa rreziku i urisë mund të rritet për sa kohë që kufijtë qëndrojnë të mbyllur.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së që nga viti 2006 zbaton sanksione ekonomike dhe ushtarake ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın